Njoftim për Provimin e Certifikimit të Farmacistëve
29 Nentor 2017 ·

Njoftim për Provimin e Certifikimit të Farmacistëve!

Ditën e enjte, më datë 7 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Departamenti i Farmacisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014..

Pjesëmarrësit në provim duhet :

1. Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj;

2. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit

3. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.

Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së deri më date 30 Nëntor 2017, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

Fotokopje të kartës së identitetit;

Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.

Për më shumë mund të shikoni në faqen zyrtare të QKEV:

http://www.qkev.gov.al/sq/fillimi-2/5-albania-sq/te-reja-aktivitete/te-reja/4391-njoftim-per-provimin-e-certifikimit-te-farmacisteve