info@ufsh.org.al +355 (4) 2264980 E Hënë-Enjte: 8:00-16:30 | E Premte: 8:00-14:00
SQEN
UFSH
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë
Njoftime

Njoftim për studentet e praktikës profesionale

23 Mars 2015 ·
NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK DHE PROVIMIN E
SHTETIT, SEZONI MAJ 2015.

Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për të hyrë në provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 31 Mars 2015

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP për herë të dytë, duhet të paraqesin brenda datës 31 mars 2015 kërkesën per ritestim dhe mandatin e pagesës.
( Klikoni këtu për të shkarkuar kërkesën dhe këtu për të shkarkuar faturen)

Provimi i vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e Fakultetit Shtetëror të Farmacisë, nga data 11 - 12 Prill 2015, sipas ndarjes së mëposhtme:
Data 11.04.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1598 - 1648
Data 12.04.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1649 - 1675 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.
Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit.

Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2015 do kryhet nga data 15 - 20 Prill 2015 pranë zyrave të UFSH Tiranë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti janë:

Formular aplikimi. (klikoni këtu)

Fotokopje e kartës së identitetit.

Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.

Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.

Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).

Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).

Raport mjeko ligjor.8. Dëshmi penaliteti.

Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.

2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:

Formular aplikimi.

Fotokopje e kartës së identitetit.

Raporti mjeko-ligjor.

Dëshmi penaliteti;

Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;

2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

← Kthehu te Njoftime